Elbasan – Konlikt fizik midis dy të rinjve

Elbasan, 10 Nëntor 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

G. B., 25 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht me një 24-vjeçar, për motive të dobëta;

L. Xh., 64 vjeç, pasi ka gjuajtur me shkelm derën e banesës së nipit të tij dhe i ka dëmtuar kamerën e sigurisë, për motive pronësie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan