Elbasan, 26 shtator 2025
Dy vëllezër, N. R., 45 vjeç dhe A. R., 31 vjeç, janë proceduar penalisht nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan.
Ata dyshohet se janë përfshirë në një konflikt fizik me një 28-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për vijimin e hetimeve.
