Elbasan, katër procedime penale për dhunë, ndërtim pa leje dhe aksident rrugor

Elbasan, 7 maj 2025 – Godet me grushte një shtetas për motive të dobëta, procedohet penalisht 36-vjeçari
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për nisjen e procedimit penal ndaj shtetasit E. T., 36 vjeç, banues në Elbasan. Ai dyshohet se më 7 maj, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ka goditur me grushte shtetasin P. B., për motive të dobëta.
Ngjarja është klasifikuar si “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

67-vjeçari kapet duke ndërtuar pa leje, procedohet penalisht
Një 67-vjeçar me inicialet E. D. është proceduar penalisht pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi pa leje në pronën e tij në Elbasan.
Materialet janë referuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan.

Punime ndërtimi pa leje, procedohet një 27-vjeçar
Në Gramsh është proceduar penalisht shtetasi E. Ç., 27 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Materialet procedurale u referuan nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh.

Përplasje mes motori dhe makine, procedohet drejtuesi i motomjetit
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Elbasan referuan në Prokurori materialet për procedim penal ndaj shtetasit O. Xh., 38 vjeç, pas një aksidenti rrugor.
Motomjeti i drejtuar prej tij u përplas me një automjet që drejtohej nga shtetasja A. H., duke shkaktuar dëmtimin e lehtë të O. Xh.
Ngjarja po hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.