Elbasan, 19 Nëntor 2025
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë lokalizuar dhe vënë në pranga një 48-vjeçar të shpallur më herët në kërkim nga autoritetet.
Shtetasi u kap në rrugën “Qemal Stafa”, pas informacionit të siguruar në rrugë operative për lëvizjet e tij. Prokuroria e Elbasanit kishte lëshuar ndaj tij urdhër ndalimi për akuzën e “Përndjekjes”, ndërsa pas arrestimit ai është shoqëruar për procedurat e mëtejshme.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













