Elbasan/ I moshuari përmbyset me zetor, përfundon në spital

Elbasan, 11 Dhjetor 2025

Dje, në Spitalin Rajonal Elbasan, ka shkuar për mjekim shtetasi Sh. P., 72 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që po punonte me mjet bujqësor në tokën e tij, mjeti është përmbysur. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi Sh. P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.