Elbasan/ I dehur qëllon me grushta dy shtetas, pastaj shkatërron edhe dhomën e shoqërimit në polici

Seksioni për Hetimin e Krimeve referoi materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit:

-Sh. G., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasit R. T., 63 vjeç dhe Sh. D., 53 vjeç. Gjithashtu, shtetasi Sh. G., në gjendje të dehur, ka dëmtuar ambientet e dhomës së shoqërimit;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.