Elbasan/ Fyenin nxënësit e gjimnazit të saj me profile fallco në rrjetet sociale, drejtoresha i denoncon te krimi kibernetik

Më datë 26.09.2024, në Seksionin e Krimit Kibernetik, ka kallëzuar drejtoresha e një gjimnazi në Elbasan, se në rrjete sociale janë krijuar profile false, me përmbajtje fyese për nxënësit e kësaj shkolle. Punohet për identifikimin e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.