Elbasan | Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen dy persona për shpërndarje droge

ELBASAN – Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë:

F. P., 37 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta”;
L. Xh., 34 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për “Moskallëzim krimi” dhe me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Të dy u kapën në bulevardin “Qemal Stafa” në automjetin tip Mercedes Benz, me F. P. si drejtues dhe L. Xh. si pasagjer. Gjatë kontrollit, policia sekuestruar:

Lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza gati për shitje;
Një shkop metalik me hapje;
Automjetin;
3 aparate celularë;
Një shumë parash në euro dhe lekë, e dyshuar si përfitim nga aktiviteti kriminal.

Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi Policisë:

Elbasan/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Bulevardi”.

Arrestohet në flagrancë një shtetas që shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një tjetër për moskallëzim krimi.Njëri prej tyre me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen kokainë, kanabis, automjeti që dyshohet se përdorej për të mundësuar aktivitetin e paligjshëm, aparate celularë, një shkop metalik dhe një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bulevardi”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. P., 37 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
-L. Xh., 34 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. 34-vjeçari me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në bulevardin “Qemal Stafa”, duke udhëtuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin F. P. dhe pasagjer shtetasin L. Xh.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shkop metalik me hapje, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanabis, të ndara në doza gati për shitje.

Gjithashtu u sekuestruan automjeti, 3 aparate celularë dhe një shumë parash në euro dhe lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.