Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht 3 shtetas, njëri prej tyre është arrestuar.
Shtetasi Sh.H., 50 vjeç banues në Balëz Elbasan është proceduar penalisht për veprën ndërtim pa leje.
Shtetasi K.K., banues në Elbasan për veprën penale vjedhje, pasi shtetasi grabiti në një shtëpi një shumë parash dhe disa bizhuteri nga shtetasi H.Z.
Shtetasi M.H 55 vjeç banor në fshatin Selitë është arrestuar nga policia rrugore për veprën penale drejtimi automjete pa leje drejtimi dhe drejtim automjeti pa targë.
Njoftimi zyrtar i Policisë
Elbasan
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht shtetasit:
– Sh. H., 50 vjeç, banues në Balëz, Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke bërë punime në një objekt, pa lejen përkatëse;
– K. K., banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri në banesën e shtetasit H. Z., banues në Elbasan.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 55 vjeç, banues në fshatin Selitë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
