Elbasan: Arrestohet një shofer për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. I., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.