Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. Zh., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ai ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.














