Elbasan/ Arrestohet djali që rr*ahu nënën, shpallet në kërkim burri që dh*unoi gruan

Arrestohet djali që rrahu nënën në Elbasan, shpallet në kërkim burri që dhunoi gruan.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. M., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Vijon puna për kapjen e 37-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.