Elbasan/ Arrestohet 61-vjeçari i dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal

Elbasan, 24 tetor 2025 — Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin Fadil Demaj, 61 vjeç, i cili ndodhej me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Arrestimi u krye pas vendimit të datës 20.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që e dënoi Demajn me 5 vjet, 3 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan