Në rrugën “Kozmo Naska”, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 36 vjeç, banues në Elbasan. Ai, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, aksidentoi shtetasit H. Q., 68 vjeçe dhe N. H., 58 vjeç, këmbësorë, dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit. Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













