Ditën e sotme forcat e renditi të Elbasanit ka kryer një valë arrestesh duke vendosur nën pranga 5 shtetas. Në flagrancë u arrestuan shtetasit F.J 29 vjec dhe M.B 30 vjec banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Arrestimi u krye pasi forcat shqiponja gjetën në automjetin e shtetasve doza narkotike të dyshuara si kokainë, gjatë kontrollit u sekuestruan 2 automjete, 2 aparate celulare dhe lënda narkotike.
Gjithashtu ditën e sotme policia e Elbasanit arrestoi shtetasin A.M 38 vjec banues në Elbasan për dhunën në familje pasi i pandehuri kishte ushtruar dhunë fizike dhe pshikologjike ndaj gruas dhe vajzës. Në pranga përfunduan dhe 2 shtetas për drejtimi automjeti në gjendje të dehur dhe pa targa.
Policia ka njoftuar se cështjet dhe materialet i kanë kaluar në gjykatën e shkallës të parë në Elbasan për veprime të mëtejshme.
Njoftimi zyrtar i DVP Elbasan
Elbasan
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Hetimit të Krimit të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit F. J., 29 vjeç dhe M. B., 30 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, në automjetin me drejtues shtetasin F. J. dhe në automjetin me drejtues shtetasin M. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, dy automjetet dhe 2 aparate celulare.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën prnale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
Dh. P., banues në Belsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
A. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motor pa targa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
