Elbasan/ Arrestohen dy drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Një i proceduar pas aksidentit me motorçikletë

Elbasan – Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasit K. S. dhe A. Ç., pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur. Gjatë kontrolleve rutinë, të dy u testuan me alkooltest dhe rezultuan mbi normën e lejuar ligjërisht.

Ngjarja vjen në kuadër të masave të Policisë për të rritur sigurinë rrugore dhe për të ulur numrin e aksidenteve që vijnë si pasojë e konsumit të alkoolit gjatë drejtimit të automjeteve.

Një i proceduar penalisht pas aksidenti me një motoçikletë në Elbasan
Elbasan – Shtetasi S. P., 23 vjeç, është proceduar penalisht pasi automjeti që ai drejtonte në aksin “Elbasan-Bradashesh” u përplas me një motomjet, me drejtues shtetasin J. Ll., 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta. Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësinë ligjore të palëve të përfshira.