Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga 2 persona dhe ka proceduar 1 penalisht. Shtetasi F.B 43 vjec banues në Belsh është arrestuar për veprën penale “Dhuna në familje” pasi ai ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Ndërsa policia e qarkullimit rrugor në Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin K.C. 48 vjec banues në fshatin Valas, Elbasan për shkak se ky i fundit u kap në flagrancë në aksin rrugor Cërrik – Papër duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.
Gjithashtu në Librazhd është proceduar penalisht shtetasi F.H 42 vjec banues në fshatin Urake, Prrenjas për veprën penale plagosje e lehtë me dashje, pasi gjatë një konflikti goditi me grusht shtetasin Y.Q.
Policia bwn me dije se ka kaluar materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi zyrtar i policisë.
DVP Elbasan
Nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 43 vjeç, banues në Belsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialitët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. C., 48 vjeç banues në fshatin Valas, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në aksin rrugor Cërrik-Papër, u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht shtetasin F. H., 42 vjeç, banues në fshatin Urake, Prrenjas, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin Y. Q.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
