Elbasan, 24 maj 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar në arrestime dhe fillim procedimesh penale për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Bradashesh, i dënuar më parë për vjedhje, pasi u kap gjatë natës duke vjedhur në një magazinë në fshatin Bradashesh.
Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë dy drejtues mjetesh:
Sh. M., 35 vjeç, i cili u kap në gjendje të dehur gjatë drejtimit të automjetit;
B. D., 56 vjeç, pasi në fshatin Papër, duke drejtuar një mjet bujqësor tip zetor pa leje drejtimi, aksidentoi lehtë tre shtetas këmbësorë: Xh. S., V. H. dhe F. V.
Gjithashtu, janë referuar materiale në Prokurori dhe është nisur procedim penal për:
H. S., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi në tejkalim të lejes së miratuar nga autoritetet përkatëse;
K. Gj., 53 vjeç, për dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje;
M. N., 49 vjeç, për kanosje dhe ofendime me fjalë ndaj shtetasit L. M., 67 vjeç, për motive të dobëta.
Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.
