Elbasan, arrestime dhe procedime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe zaptim prone

Elbasan, 15 maj 2025 – Policia e Elbasanit ka kryer disa ndërhyrje ligjore gjatë 24 orëve të fundit, që përfshijnë arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedim penal për zaptim prone në zonë pyjore.

Drejtues automjeti i dehur arrestohet në flagrancë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 57 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Aksident në Belsh për shkak të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur
Po ashtu, u arrestua 58-vjeçari H. Ç., banues në Belsh, pasi në lagjen Lleshaj, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur u përplas me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. H., 34 vjeç. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Procedim penal për zaptim prone pyjore në lagjen “5 Maj”
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për shtetasin L. Gj., 27 vjeç. Ai dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe pyjore në lagjen “5 Maj”.

Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.