Elbasan – Aksident rrugor me largim nga vendi

Elbasan, 10 Nëntor 2025 – Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:

A. T., 28 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë shtetasin B. D., 39 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan