Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për shtetasin Sh. Rr., 27 vjeç, i cili ka tentuar të vjedhë produkte në një supermarket të qytetit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













