Elbasan/ Ekzekutohet masa “Arrest në burg” për 33-vjeçarin e shpallur në kërkim për narkotikë

ELBASAN – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj shtetasit S. T., 33 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim.

Masa e sigurisë ishte caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

33-vjeçari u vu në pranga dhe do të qëndrojë në paraburgim në zbatim të vendimit gjyqësor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.