Ekzekutohen dy politikanë shqiptarë, emrat

Qytetit i Pejës u trondit mbrëmjen e sotme, pasi dy persona u ekzekutuan me armë zjarri.

Viktimat janë kandidati i PDK-së për kryetar komune në Pejë Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.

Lexo edheFati i keq i kandidatëve të Pejës, njëri vdiq dhe tjetri u vra

I plagosur mbeti vëllai i Astrit Ademajt. Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes në Vitomiricë të Pejës, afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë që vjen pak javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve lokale./ Gazeta Ekspres