Zbulohen 11 lojtarët e përzgjedhur nga Edi Reja për sfidën me San Marinon
Sot në orën 20:45, në “Elbasan Arena”, luhet sfida mes Shqipërisë dhe San Marinos, e vlefshme për grupin I të kualifikueseve të Botërorit.
Trajneri Reja ka rreshtuar një formacion 3-4-3.
Për sa i përket mbrojtjes, ndryshimi është Mihaj, i cili zë vendin e Ismajlit të ulur në stol. Do të luajë edhe Trashi. Në krahun e djathtë është graduar Hysaj. Bare dhe Laçi formojnë dyshen e mesfushës.
SHQIPËRI: Strakosha, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Trashi, Bare, Laçi, Bajrami, Uzuni, Manaj.