Ekzekutimi i Gilmando Danit, dëshmitari rrëfen TMERRIN që pa me sy: Gjithçka ishte si një film, jam i shokuar…

“Një breshëri plumbash, jam i tmerruar, tamam si në një film”, kështu ka deklaruar qytetari para syve të së cilit një ditë më parë u regjistrua një atentat i përgjakshëm që përfundoi me vrasjen e Gilmando Danit dhe plagosjen e Muçi Sheqerit, punonjësit të AMP-së.

Për euronews, ky shtetas ka treguar se në momentin kur autorët hapën zjarr ndaj automjetit tip “Benz” me të cilin po udhëtonin dy miqtë që sapo ishin kthyer nga Barcelona, në perimetrin ku dhe ndodhi ngjarja nuk ka pasur forca policie.

Ekzekutimi MAFIOZ i Gilmando Danit/ Detaje të tjera: Zbulohet kush është INFORMATORI me SYZE që qëndroi pak metra larg shënjestrës!

Ai ka rrëfyer se ka dëgjuar të shtëna dhe është tronditur nga ajo që ka parë, duke theksuar se skena që ka parë i është dikur si një film dhe ka qenë i shokuar e i tmerruar nga ajo që ndodhi.

“Kur po kaloja, dëgjova të shtënat. U tremba dhe pashë kallashin që u përdor. Automjeti u ndal, një person u vra dhe tjetri u plagos. Për mua është si një film, jam i shokuar dhe i tmerruar. Na largoi policia. Ata erdhën shpejt, por në atë moment nuk kishte prezencë policie,” rrëfen dëshmitari.