Eksploziv apartamentit ku banonin me qira dy shtetase në lagjen Haxhias në Elbasan. Plagoset një 26 vjeçar

Eksploziv apartamentit ku banonin me qira dy shtetase në lagjen Haxhias në Elbasan. Nga shembja e derës plagoset edhe një 26 vjeçar.

Policia njofton se ‘rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në koridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve’,.