Pas dy ditësh në luftë me flakët , është shuar zjarri në pikën e grumbullimit të skrapit në fabrikën “Kurum” në Elbasan. Sakaq ndotja e shkaktuar në ajër prej shtëllungave të tymit konsiderohet katastrofike. Reshjet e shiut të sotme konsiderohen “bekim” pas situatës së krijuar, por niveli i ndotjes në dy ditë ka qënë i lartë dhe i rrezikshëm për qytetarët. Ambjentalisti Ahmet Mehmeti pohon se substancat që janë përhapur në ajër kanë predispozita të jenë kancerogjene. Sipas ekspertit janë djegur lëndë që janë shumë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.
‘Mendohet se atje krahas hekurishteve të skrapit mund të ketë dhe ka bateri akumulatorë që kanë në përbërje të tyre substanca të tilla që dëmtojnë shëndetin e njerëzve sidomos është plumbi, kadiumi janë substanca që kur digjen emetohen edhe në ajër ato dëmtojnë edhe ujërat dhe nëpërmjet ujërave edhe tokën, janë substanca të rrezikshme ato ndikojnë, jo vetëm në lëkurë në sy, në mukoza, veshkat mëlçinë e zezë por edhe në helmimin e gjakut dhe kur vazhdojnë për një kohë të gjatë mund të shkaktojnë dhe sëmundje kanceroze. Është një nga ndotjet më katastrofike për shumëzime e saj, për nivelin e saj për tymin që ka nxjerrë dhe mbeturinat që ka nxjerrë në formë pluhuri. Dje dhje sot janë vënë re që nga deti Adriatik dukej ajo kërpudha helmuese që tregon mosbzatim të rregullave dhe mosbzatim të ligjit.’- tha Mehmeti.
Sipas Ahmetit ngjarje të tilla mund të parandalohen nëpërmjet kontrolleve të rrepta, pasi ndotje nuk ka pësuar vetëm ajri, por toka dhe uji, ndaj duhen gjetur metoda thotë ai për t’i asgjesuar lëndët e rrezikshme.
“Duhet kontroll i rreptë, pasi në atë ngjarje mund të kishte pasur viktima. Por dhe ndotja pas është e madhe, se nuk përfshin vetëm ajrin, por edhe ujin tokën.Ndaj është e rëndësishme që këto metoda të asgjësohen”.
Zjarri me përmasa të mëdha që përfshiu pikën e grumbullimit të skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit ra në ambientet e jashtme të fabrikës së “Kurum” dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar. Blutë, zjarrfikësja dhe punëtorët e kompanisë “Kurum” punuan për zhvendosjen e mbetjeve dhe izolimin e flakëve deri në shuarjen e tyre .Elbasanion
