Ekselenca shqiptare nëpër botë duket se sa vjen dhe shkëlqen akoma më shumë.
Të tillë janë dhe Besnik Bijo dhe Dorentina Bexheti, një çift i suksesshëm shqiptar që po jetojnë në Kembrixh prej 13 vitesh së bashku me 3 fëmijët e tyre.
Siç ata treguan në studion e “Shqipëria Live” Besniku është arkitekt dhe punon për BDP, një studio internacionale arkitekture në Londër.
Ndërkohë që Dorentina është me profesion farmaciste, por ka studiuar gjithashtu shkencën e nutricionizmit dhe është nutricioniste e liçensuar në Angli, ku ka dhe një aktivitet privat në Kembrixh.
Dorentina ka punuar si shkencëtare hulumtuese në fushën e onkologjisë pranë universitetit të Cambridge, aty ka qenë pjesë disa zbulimeve gjatë 12 viteve. Që nga metodat e ndryshme të sekuencave të ADN-së, metodat e ndryshme të ritjes së qelizave kancerogjene nga pacienti tek miu, si dhe ka bashkëpunuar me një tjetër profesionist të zotë , në një projekt që tanimë është bërë publik sa i përket një hormoni që shkakton nausea tek gratë shtatëzëna.
Dorentina Bexheti tashmë punon si shkenctare në fushën e farmakologjisë klinike në një kompani amerikane, ku jam pjesë e ekipit për pergatitjen e raporteve paraprake për aplikim në FDA sa i përket medikenteve të reja, të cilat nxiren në treg. Gjithashtu, Dorentina punon si terapiste Nutricioniste me klientë në Cambridge (zakonisht me teste të ADN-së) sepse, siç thotë ajo “është një fushë që më pelqen, dhe e studio shumë”.
Ndërkohë sa i përket Besnik Bijos ai është arkitekt dhe ka studiuar në Oksford.
Bijo vjen nga një familje arkitektësh dhe shtë biri i Dalan Bijos, arkitekt në veprat më të mëdha të viteve 80, tekas përmendim këtu interioret e Vilës 3, Pallati Kongreseve, Hotel Tirana etj.
Kjo është shkrut, historia e një çifti të suksesshëm shqiptarësh të cilët teregojnë se studimi dhe puna nuk janë kurrë pak, teksa përtej kufijve thyejnë paragjykimet duke treguar se shqiptarët nuk janë vetëm një kontigjent criminal por diçka më shumë dhe më vlerë të shtuar.
