Një tjetër debat është shënuar ditën e sotme në shtëpinë e “BBVK”.
Konflikti, i cili nisi në dhomën e makijazhit ndërmjet Edonës dhe Alby-t arriti pikën kulminante kur Edona nuk mundi të mbante më lotët, duke shpërthyer në të qara.
Banorët e tjerë ,pas gjendjes së saj të rënduar fajësuan Albyn.
Megjithatë ky i fundit mohoi që ta ketë rënduar me fjalë apo ngacmuar Edonën.
