Edon Zhegrova do të luajë në kampionatin francez dhe me një ekip shumë ambicioz. Madje me kampionët e Francës në fuqi të Lille, të cilët praktikisht kanë mbyllur blerjen e sulmuesit dardan nga ekipi i Baselit.
Edon Zhegrova ka kontratë deri në 2023 me klubin zviceran dhe këtë vit ka renë në sy me paraqitje tepër pozitive dhe siç shkruan media prestigjoze “L’Equipe”, lojtari ndiqej nga Lille, Lyon dhe disa ekipe angleze por drejtuesit e kampionëve të Francës kanë lëvizur të parët dhe i kanë garantuar një vend në formacion pasi ai do të zëvendësojë Ikone i cili u transferua këto ditë te Fiorentina.
Sot Zhegrova ka zbarkuar në Francë për të firmosur kontratën që e lidh atë për 5 sezone me Lille ndërsa për kartonin e tij, klubi francez ka paguar 7 mln Euro për ta shkëputur nga Baseli.
Në kampionatin francez, Zhegrova do të gjejë disa lojtarë të tjerë dardanë siç janë Valon Berisha, Rashani apo Arbër Zeneli
