E vetme rriti 8-fëmijët e saj jetim, sot e moshuar në Gramsh është e pafuqishme të kujdeset për fëmijët  e vajzës

Pas humbjes së bashkëshortit 16- vite më parë Flutura Kaloshi nga Gramshi i rriti e vetme 8 fëmijët e saj. Gjatë këtyre viteve familja Kalo
shi është përballur me vështirësi dhe mjerim të tejskajshëm. Sot ajo kujdeset për djalin e saj me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e vajzës së saj , pasi kjo e fundit është divorcuar nga bashkëshorti.Në shtëpinë e vjetër, ku çdo gjë që bie jashtë futet dhe brenda 60-të vjeçarja bën apel për ndihmë.

Ndihma ekonomike që kjo familje merr nuk është më shumë se 40-mijë lekë të vjetra , por gruaja thotë se nuk di ku t’i cojë më parë. E harruar nga të gjithë nënë Flutura të vetmen forcë ka fjalën.

Ndonëse ka trokitur disa herë në dyert e Bashkisë së Gramshit e kanë përcjellë, duke i thënë se nuk kanë fonde për ta ndihmuar më shumë sesa pagesa e ndihmës ekonomike që kjo familje merr.