E trishtë! U rrëzua te Piramida në Tiranë, ndërron jetë policja 22-vjeçare

Një 22-vjeçare, punonjëse policie, ka ndërruar jetë këtë të martë në spitalin e Traumës.

E reja ndodhej prej disa ditësh tek spitali i Traumës, pasi ishte rrëzuar aksidentalisht nga Piramida gjatë kohës që ka qenë jashtë shërbimit.

22-vjeçarja po merrte trajtim tek Neurologjia për më shumë sesa një jave tek spitali i Traumës, por nuk ka mundur të mbijetojë.