E trishtë! Ndahet nga jeta edukatorja Merita Alliu, një jetë në shërbim të edukimit të fëmijëve

Familja Alliu njofton ndarjen nga jeta të Meritës Alliu, e lindur më 16 nëntor 1971, e cila u shua më 28 janar 2026.

Merita Alliu ishte e diplomuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe për më shumë se 20 vite shërbeu si edukatore në Komunën Tregan, në shkollën 9-vjeçare “Muçan”. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo u dallua për përkushtimin, humanizmin dhe dashurinë e veçantë ndaj fëmijëve, duke fituar respektin e kolegëve, prindërve dhe komunitetit ku shërbeu.

Elbasanion i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Alliu. Kujtimi dhe kontributi i saj do të mbeten të paharruara!