E trishtë! 20-vjeçari shqiptar humb jetën pas sherrit me dy të rinj grekë

GREQI- Një Shqiptar ka humbur jetën në Kretë pas një debati me dy të rinjë grekë. Siç raportohet 20-vjeçari nuk është ndje mirë pas debatit. Bëhet me dije se i riu është dërguar në spital por fatkeqësisht ka humbur jetën. Gjithashtu policia po heton rrethanat në të cilat humbi jetën 20-vjeçari pasi ka informacione se para se të rrëzohej ka pasur një debat të ashpër mes tij dhe dy 24-vjeçarëve grekë. Ngjarja ndodhi në Kalyves Apokoronou.

Mediat greke bëjnë të ditur se në vendin e përleshjes ishin të pranishëm edhe tre persona nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania, pa u sqaruar ende se cili ishte roli i tyre i saktë në atë që ndodhi. Sipas të njëjtave burime, pesë personat e përfshirë në sherr janë ndaluar dhe në varësi të rezultateve të autopsisë nuk përjashtohet që të akuzohen edhe për vrasje.