E ruajti dy orë para vr*asjes/ Julian Gjoshi qëlloi disa herë, vetëm dy plumba e kapën Alfred Dedjan në trup

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e regjistruar pasditen e sotme në Ndroq ku mbeti viktimë 50-vjeçari, Alfred Dedja. Mësohet se një prej dëshmitarëvë ka rrëfyer se dy orë para vrasjes ka parë autorin Julianin Gjoshin në zonë dhe e ka përshëndetur. Nga kjo deklaratë dyshohet se autori ka qenë duke ruajtur lëvizjet e viktimës. Sipas raportimeve është qëlluar disa herë me armë, por vetëm dy prej plumbave e kapën në trup Dedjan. Në vendngjarje është edhe gjetur një predhë, e cila është çuar në laborator për ekspertim.

Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 15;30 në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi.

Julian Gjoshi

Pas ngjarjes ai është arratisur me një “Benz” të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës. Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje. Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak