E rëndë/Video nga momenti i vra%sjes gjakftohtë të Emiliano Pinës në Korçë

Pas konfliktit për pronën Ilio Llula qëlloi për vdekje Emiljano Pinen dhe më pas vrau veten, por për shkak të përmbajtjes së rëndë, është vendosur që pamjet të mos transmetohen.

Kur ora shënon 20:56, në video duket Emiljano Pine i cili hipen në trotuar dhe flet me dikë. Në këtë monent vjen autori nxjerr pistoletën nga xhepi, i afrohet dhe qëllon drejt tij. Viktima bie në kokë, ndërkohë autori afrohet dhe më shumë dhe 2 herë të tjera. Pastaj drejton pistoletën e vret veten.

Babai i autorit ka jetuar 4 vjet në familjen e viktimës, e ëma e tij është kujdesur për të pasi ka qenë me probleme shëndetësore dhe nga pleqëria. Plaku ka vdekur para 1 viti dhe i ka lënë një pronë familjes që e ka mbajtur. Djali i tij që jeton në Greqi e ka marr vesh dhe dje është kthyer dhe e ka qëlluar pasi nuk ka qenë dakord që pronen e babait ta marrin ato që janë kujdesur për 4 vjet.