E rëndë në Peqin/ 28-vjeçari ngacmon të miturën, shpallet në kërkim nga policia

Sipas njoftimit të Policisë, i riu akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare, banuese në Shijak. Menjëherë pas denoncimit të bërë nga familjarët e të miturës, uniformat blu kanë nisur kërkimet për kapjen e tij.

SHIJAK- Një 28-vjeçar me banim në Peqin është shpallur në kërkim nga policia e Shijakut, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Sipas njoftimit të Policisë, i riu akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare, banuese në Shijak. Menjëherë pas denoncimit të bërë nga familjarët e të miturës, uniformat blu kanë nisur kërkimet për kapjen e tij.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak shpallën në kërkim shtetasin M. K., 28 vjeç, banues në Peqin, pasi dyshohet se më datë 05.10.2025, ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare, banuese në Shijak”, thuhet në njoftimin e policisë./