E rëndë në Greqi! Autobusi me turistë përplaset “kokë më kokë” me një makinë, 3 të vdekur

GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Athinë-Selanik , pranë zonës së Polikastros në dalje për në Evzonon. Mediat e huaja raportojnë se si pasojë kanë humbur jetën 3 persona dhe 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Raportohet se në aksident është përfshirë një autobus turistik dykatësh me targa serbe me 78 pasagjerë, i cili është përplasur kokë më kokë me një veturë me katër pasagjerë. Tre pasagjerët e makinës janë gjetur të vdekur.

Pas përplasjes së parë mes autobusit dhe makinës, një mjet i dytë ka përplasur makinën e parë. Fatmirësisht raportohet se gruaja dhe fëmija që ndodheshin në mjet nuk kanë pësuar lëndime.