E rëndë në Elbasan, 56-vjeçari i jep fund jetës me armë zjarri

Vetëvritet me armë zjarri një burrë në Elbnasan.

Kujtim Qosja, baba i tre fëmijëve dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri tip sportive.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Ura e Lizës. Burime bëjnë me dije se viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se akti është kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Paraprakisht, nuk dyshohet për përfshirjen e personave të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Mengel, shtetasi K. Q., 56 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëvrarë me armë sportive, në banesë.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.