Konfliktet mes adoleshentëve nuk po kursejnë as mjediset shkollore. Policia e Elbasanit bën me dije se referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 13-vjeçar, pasi duke luajtur me bashkëmoshatarët, në shkollë, ka goditur me grusht, në bark, një 14-vjeçar, i cili ka përfunduar në spital.I mituri është dërguar me urgjencë në spital nga mësues të shkollës dhe aktualiaht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit tē Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 13-vjeçar, pasi duke luajtur me bashkëmoshatarët, në shkollë, dyshohet se aksidentalisht ka goditur me grusht, në bark, një 14-vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
