E rëndë në Dimal/ 51-vjeçarin e zë muri rrethues i banesës, po tentonte ta shembte, humb jetën rrugës për në spital (EMRI)

DIMAL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Kutalli në Dimal. Një 51-vjeçar ka humbur jetën teksa po punonte në banesën e tij. Viktima është identifikuar si Altin Hajdari.

Sipas raportimeve viktima ka qënë duke shembur një mur rrethues në banesën e tij kur muri e ka zënë poshtë. Fatkeqësisht ai humbi jetën pa arritur ende në spital dhe nuk u arrit të bëhej asgjë për ta shpëtuar. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e ngjarjes.