E rëndë në Cërrik/ 65-vjeçari mbytet në ujërat e kanalit vaditës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Cërrik.

Një 65-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujërat e kanalit vaditës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtërmen.

Gjyqtari Gerd Hoxha denoncon kandidatin për kreun e BKH: Ka CV me probleme!
Policia konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se viktima është 65-vjeçari me inicialet G. B..

“Trupi i pajetë është dërguar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njoftoi Policia e Elbasanit.

Mbeten të paqarta rrethanat dhe shkaqet e kësaj mbytjeje. Ekspertiza dhe dëshmitë do përcaktojnë dinamikën e ngjarjes së rëndë.