E rëndë në Belsh/ E kafshon qeni, ndërron jetë një grua

BELSH – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Belsh, ku një grua 65-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u kafshua nga qeni i fqinjëve.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Emine Agolli, banuese në fshatin Çërragë. Ajo është sulmuar nga qeni dhe ka pësuar plagë të rënda në këmbë, të cilat fatkeqësisht rezultuan fatale, duke mos mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra.

Menjëherë pas ngjarjes, e moshuara është transportuar për ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.