E rëndë! Gjendet i vdekur në dhomën e hotelit shqiptari në Greqi. Mister shkaqet

GREQI- Një shqiptar është gjetur pa shenja jete në një dhomë hoteli në Chaina. 43-vjeçari, është gjetur i pajetë një ditë më parë nga pronari i hotelit, raportojnë mediat greke. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur.

Trupi i tij është transportuar me autoambulancë në spitalin e Chanias, për të kryer një nekropsi dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.