E rëndë! Burri qëllon me thikë ish-bashkëshorten

Burri qëllon me thikë ish-bashkëshorten në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Trekëndëshi’ në këtë qytet.

Autori është Ilia Cani i cili ishte divorcuar kohë më parë.

Ai i ka dalë përpara ish gruas dhe e ka qëlluar me thikë.

Gruaja ka marrë dëmtime në pjesën e mjekrës dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkim autorin.

Ai rezulton i dënuar më parë për përndjekje.