E rëndë, 60-vjeçari gjendet pa shenja jete në shkallët e pallatit

KORÇA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë pranë banesës së tij. Mësohet se 60-vjeçari ishte duke u kthyer në shtëpi kur ka ndërruar jetë në shkallët e pallatit.

Bëhet me dije se ka qenë bashkëshortja dhe djali i tij që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë. Paraprakisht njoftohet se i ndjeri vuante nga tensioni i lartë, por shkaqet e vdekjes nuk janë konfirmuar ende.