E reja gjendet e pajetë poshtë pallatit në Lushnje

Një person ende i paidentifikuar është hedhur nga një pallat në qendër të qytetit të Lushnjës.

Dyshohet se viktima është një vajzë, mosha e të cilës nuk bëhet ende e ditur. Identifikimi i saj ka qenë i vështirë për shkak të dëmtimeve të shumta në fytyrë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur arsyet që e detyruan të ren të ndërmarrë aktin ekstrem.