Dyshohen për përfshirje në aferën e rezervave shtetërore, këta janë dy zyrtarët e MINT-it në Kosovë që u vunë në pranga

KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë Hafiz Garë dhe Irfan Lipovicën. Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Ndërkohë, Policia ka bastisur pronat e Ridvan Muharremi. Muharremi, që është pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, dyshohet se është ndërmjetës.

Disa ditë më parë, Prokuroria Speciale nisi hetimet për mungesën e rezervave të grurit dhe vajit. Sipas medias Nacionale, një grup prokurorësh është angazhuar për të hetuar pagesat që ka kryer qeveria për t’u furnizuar me këto dy produkte bazike, furnizime këto që nuk arritën kurrë të rezervat e shtetit.