Dy të rinj të vrarë pas një konflikti në Durrës. Emrat

Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë një karburanti në Manëz të Durrësit, pas një konflikti që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Viktimat janë identifikuar si shtetasit Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz. Nga hetimet paraprake të grupit të posaçëm hetimor, dyshohet se Flori Paluçi është vrarë me armë zjarri nga D.P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa Aranit Kurti dyshohet se është qëlluar për vdekje nga vetë Flori Paluçi gjatë përplasjes.

Policia po zhvillon kontrolle intensive për kapjen e autorit të dyshuar D.P. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon punën në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat, për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë dhe për të mbledhur të gjitha provat ligjore të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.