Dy drejtues automjetesh arrestohen në Elbasan për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Elbasan kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas, të cilët u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Në pranga u vunë shtetasit R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç. Sipas policisë, ata u konstatuan gjatë kontrolleve në rrugë duke drejtuar automjetet përkatëse nën ndikimin e alkoolit.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.